Radhë të gjata mjetesh në Morinë, qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

5 Dhjetor 2020, 10:28

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Pika kufitare po punon me 4 sportele.