Rakacolli: Karantinë e detyruar 2 javore për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia! Nxënësit e vitit të I dhe II rikthehen në shkolla

19 Prill 2021, 14:31

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.  Gjithashtu edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.