Raketat e Hamas kërcënojnë jetën e kryeministrit Netanyahu

11 Shtator, 15:30

Sirenat e një sulmi të mundshëm me raketa e kanë detyruar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të ndërpriste fjalimin që po mbante para mbështetësve të partisë së tij Likud në Adashdoda, jo larg nga Gaza. Dy raketat palestineze, u interceptuan dhe asgjesuan nga sistemi i mbrojtjes anti-raketë Iron Dome.

Incidenti i djeshëm ndodhi gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 shtatorit (të dytat e këtij viti, në kulmin e gjashtë muajve të krizës politike), si kundërpërgjigje Netanyahu, i cili, vetëm pak ditë më parë, në një takim në Ramat Gan, afër Tel Aviv-it,  i premtoi votuesve të tij aneksimin e Luginës së lumit Jordan, duke shtrirë sovranitetin e Izraelit mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Të ashpra ishin reagimet e para të ardhura veçanërisht nga Turqia dhe Jordania, por edhe nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe.

"Këshilli i Lidhjes Arabe po e konsideron këtë zhvillim si mjaftë serioz dhe një agresion të ri nga ana e Izraelit. Në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare,  Kartën e OKB dhe rezolutat që lidhen me legjitimitetin ndërkombëtar."

Në përgjigje të dy raketave palestineze të nisura drejt Netanjahut, Tel Aviv ka njoftuar se gjatë natës "aeroplanët luftarakë të forcave izraelite sulmuan 15 objektiva në Rripin e Gazës, përfshirë një fabrikë armësh, një kompleks ushtarak të forcave detare dhe një tunel që përdorej nga Hamas".

Turqia dhe Jordani hedhin poshtë planet e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Sipas Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu "premtimi i Netanyahu, i cili dërgon mesazhe elektorale të paligjshme dhe agresive, është ai i një shteti racist dhe aparteid".

Për Ayman Safadi, ministri i jashtëm i Jordanisë, planet e Netanyahu "do të çonin gjithë rajonin drejt dhunës".

Kategori të tjera