Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Bucha, shohin zonat e bombarduara nga forcat ruse në Borodyanka

15 Qershor 2022, 09:33

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Borodyanka për të parë nga afër krimet e luftës nga ushtria ruse.

Në zonën ku ndodhen duken qartë pallatet e djegura dhe trotuaret e shkatërruara si pasojë e sulmeve. Ndërkohë që zyrtarë ukrainas i shpjegojnë dëmet që kanë pësuar nga bombardimet e forcave ruse.

Mes tyre ka edhe forca sigurie të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.