Rama hedh poshtë spekulimet për shtyrjen e vendimit të rritjes së pagave: Pavarësisht vonesave për ligjin, rrogat do merren të rritura edhe për prillin

4 Maj 2023, 19:46

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur spekulimeve se nuk rritja e rrogave për punonjësit e administratës nuk do hyjë në fuqi brenda muajit prill, tha se kjo gjë nuk është e  vërtetë. Ai tha se nuk ka patur asnjë shtyrje të vendimit dhe se siç ka qenë planifikuar ligji për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi për muajin prill,. Por a shtoi se ligji është në Kuvend, ku ka një debat mbi rritjen e rrogave pasi deputetët kërkojnë që rritja fillimisht të bëhet për ta.