Rama i ftoi në takim nesër! Basha s'humb kohë! Pret sot mjekët: Bëni gati draftin për pandeminë që t'ja propozojmë Ramës dhe Manastirliut

23 Shtator 2020, 19:07

Pavarësisht ftesës së kryeministrit Rama ndaj mjekëve ditën e nesërme, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim më herët. Nga selia e PD-së ai priti pasditen e kësaj të mërkure mjekë për të paraqitur problematikat që po has sistemi shëndetësor me situatën e koronavirusit.