'Rama ik...', nis protesta e PD në Shkodër, Bardh Spahia: Ta harrojnë marrjen e Shkodrës

19 Gusht 2019, 10:51

Me thirrjet 'Rama ik' ka nisur protesta e militantëve të PD në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie. Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët e PD, mes tyre edhe Bardh Spahia, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë skenar por vetëm një protestë e qetë kundër konstituimit. Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave.

" Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajo të ngrinin zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkodrën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë." ka thënë Bardh Spahia.

Ndërkohë ish-deputeti Romeu Kurakuqi ka deklaruar se kryeministri Rama e do Shkodrën vetëm për interesa të veta.

"U bej thirrje bashkëqytetarëve që pranuan që të bëhen pjesë e kandidatëve ët PS, kundër linjës së PS në Shkodër. Rezulton Këshill bashkiak monist të dorëhiqen në bllok nuk behet Shkodra pjesë e lojës. do vijë duke u përmbysur dhe duke u shkatërrura. U bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të mblidhen.  Të bashkohen me ne, të hapin rrugën për zgjedhje të lira të ndershme. në një ditë kushtetuese. Rama e ka dasht shqipnin sipas interesave te tij dhe te deputeteve. A i kerkon te kape edhe Shkodrën. Ka një agjende te uzurpimit dhe te transformimit të pronësisë publike. Në Shkodër nuk ka pronësi jo private." ka deklaruar Gurakuqi.