Rama ironizon Metën nga Gjermania: Deklaratat e Presidentit varen nga rrotullimi i hënës

19 Shtator 2020, 17:17 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 19:46:58

Kryeministri Rama ka folur nga Gjermania në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta për kodin e zgjedhjeve.

Ai ka ironizuar Metën duke thënë se deklaratat e Metës varen nga rrotullimi i hënës.

"Nuk i kam ndjekur deklaratat e Presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë. Në çfarëdolloj forme që ata të ata të materializohen Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që Parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në kodin zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes së sesionit të kaluar", tha Rama.