Rama: Jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi

2 Mars 2021, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 15:31:08

Rama tha se është vaksinuar për të dhënë shembullin e besueshmërisë, por shtoi se mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit.

“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë. Nuk është për të siguruar veten. Unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh kryeministri.