Rama xhiro nga liqeni, qytetari ia merr këngës: Ku t’ka lala moj picirruke

9 Tetor 2020, 20:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 21:32:38

Pas përfundimit të Asamblesë socialiste që u zhvillua në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, Rama ka dalë edhe një xhiro nga kodrat e këtij liqeni. Aty ka takuar një qytetar i cili ia ka marrë këngën.

“Ju përshëndesim nga liqeni i Tironës, pas Asamblesë së Partisë Socialiste me këtë mjeshtrin këtu”, thotë Rama në video. Ndërkohë qytetari me kitarë vazhdon gjatë gjithë kohës të këndojë këngën “Ku t’ka lala moj picirruke”.