Rama me krahët hapur në Roskovec: Ejani, se qenka si Toskana

10 Mars 2019, 20:38

Këtë fundjavë kryeministri Rama qëndroi në fundjavë, ndërsa gjatë vizitës në këtë qark u ndal edhe në fshatin Kurjan të Roskovecit. Kreu i qeverisë pa nga asnjë restaurimin e një kishe, monument kulture, i shpëtuar në mes të një bukurie natyrore ende të pazbuluar. Rama mbeti i ekzaltuar pasi pa nga afër kishën dhe bukuritë natyrore duke e cilësuar këtë vend si 'Toskanën e Shqipërisë'. 

"O Armando (kryetari i bashkisë së Fierit), nuk është agroturizëm këtu ëëë? Kjo është Toskanë more. Si nuk bëhet agroturizëm këtu? Kjo do vetëm pak nxitje në fillim dhe pastaj vijnë të gjithë këtu" u shpreh Rama.