Rama në Bruksel për negociatat! Hahn: Përmbushët detyrimet! Nëse nuk hapen, s'është dështimi juaj!

17 Tetor 2019, 15:15

BRUKSEL- Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Pas takimit dje me Donald Tusk, sot Rama është takuar me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn dhe zyrtaren për politikë të jashtme, Federika Mogerini.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se ka takuar Hahn për t’u njohur me të rejat më të fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian.

Bruksel - Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian", -shkruan Rama në Facebook. 

Kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi pritet që Këshilli Evropian të vendosë nëse do t’i hapen negociatat vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, Rama pati takim edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare të Këshillit Europian pritet që të mblidhen në Bruksel për të vendosur lidhur me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më herët, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE, nuk arritën një marrëveshje për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hezitimit të Francës për të dhënë dakortësinë. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, ja kaluar këtë vendimmarrje kryetarëve të vendeve anëtare, që do të mblidhen me 17-18 tetor.

    No videos found.