Rama: Të fitojmë bastin historik me Europën, koha të ndahemi me ‘Azinë’

12 Prill, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2025-04-12 17:01:36

Kryesocialsiti Edi Rama hapi zyrtarisht fushatën e PS, nërsa tha se 11 maji është koha për të fituar bastin historik me Europën.

"Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfen hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin. tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djerren e shqiptarëve në shekujt e shumë të ekzistencës së tyre, rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kombesh të padëgjuara. 100 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë lundrimi e ndajnë Italinë nga Shqipëria, do kishte vënë bast se ky vend nuk ishte Europë por Azi. Të thoshe që Shqipëria ndodhej në Azi, çdo profesor do të vinte zero në gjeografi, por sensi i real do të kishte vënë notën 10. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut, xhevahir i kryeqytetit europian, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë. Për ne sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialit nis e përpjeta e fundit të Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën", tha Rama.