Rama nga Samiti i NATO-s në Madrid, 'kokë më kokë' me Presidentin bullgar, paralajmëron një vendim të rëndësishëm: Mbase sot lajmi i mirë...

30 Qershor 2022, 12:20

Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, Kryeministri Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare, ndërkohë që ka paralajmëruar një lajm të mirë.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Kryeministri krah videos, ku duket duke biseduar veçanërisht me Presidentin Bullgar Rumen Radev.

Kujtojmë se prej ditës kur Parlamenti I Bullgarisë ka hequr veton për Maqedoninë e Veriut pritet nga momenti në moment një vendim I BE për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe fqinjin tonë lindor.