Rama thirrje të fortë të njohë Kosovën e pavarur, ja si reagon përfaqësuesja e Serbisë në OKB

27 Shtator 2019, 20:15

"E dashur Serbi, Kosova e pavarur është e pakthyeshme, mos jetoni më me historinë por bëni historinë për eten tuaj dhe për botën duke ardhur në realitet. E rëndësishme që Kosova t'i jepet mundësia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku çdo vend sovran ka të drejtë të marrë pjesë. Shpresa ime e sinqertë që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara dhe të ofrojë një të ardhme të pavarur. E pajustifikueshme që Kosova me 2 mln banorë mbetet vendi i vetëm ku populli është ende i izoluar. Nga 2014 më shumë e100 mln njerëz janë shtuar asaj bashkësie që mund të hyjnë ne BE pa viza, si është e mundur që BE të mbajë peng 2 mln  njerëz. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë", tha Rama në fjalimin e tij.

Ndërkohë, sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, shefi i ekzekutivit përpara Asamblesë së OKB-së tha se stabiliteti i rajonit garantohet nga prespektiva europiane, dhe kjo sipas tij do të jetë vendimi më i mençur që BE-ja mund të merrte për BE-në.

    No videos found.