Rama-prefektit të Durrësit: Hapni stadiumin për të akomoduar familjet e prekura

22 Shtator 2019, 12:03

Kryeministri Rama i tërhoqi vëmendjen prefektit të Durrësit se përse nuk hapi dyert e stadiumit mbrëmjen e djeshme që të akomodoheshin qytetarët e prekur nga tërmeti. Ai bëri thirrje që sot stadiumi të hapet.

"Mbrëmë jam marrë unë me dritat e stadiumit, gjëja më e thjeshtë ishte t'u hapet stadiumi dhe të mos rrinin në rrugica, sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 stretër në kovaleshencësn e mbrojtjes në dispozicion.

Tërmetin nuk e parashikon dot askush. Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Prandaj duhet t'u ofrojmë gjithcka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion nëse kanë probleme psikologjike" tha Rama.