Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës

19 Korrik, 16:29 | Përditesimi i fundit: 2019-07-19 19:12:59

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj jep dorëheqjen. Ai ka njoftuar në fund të mbledhjes së qeverisë se ka paraqitur dorëheqjen nga posti kryeministror.

Arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Speciale si i dyshuar.

Në një deklaratë në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj thotë se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

Kategori të tjera