Rastësia bën çudira, ja si u bë e famshme këngëtarja Anita Bitri

23 Tetor 2020, 11:04 | Përditesimi i fundit: 2020-10-23 11:14:54

Anita Bitri  ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar, me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Karrierën e nisur në Shqipëri, këngëtarja shqiptare do ta vazhdonte më pas në Amerikë ku arritjet e saj do të ishin gjithmonë e më shumë në rritje, derisa një tragjedi do të ndërpriste jetën e Anita Bitrit, si dhe të nënës dhe vajzës së sa 7 vjecare Siborës, duke e lënë në mes jetën dhe karrierën e saj.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ shkrimtari Albert Zholi, rrëfeu jetën dhe karrierën e artistet shqiptare, sipas të cilit, një rastësi fatlume bëri që Anita të zbulohej si këngëtare:

‘’ U zbulua si talent në vitin e tretë të shkollës së mesme, kur shkolla do bënte një aktivitet të rëndësishëm përpara publikut vlonjat, dhe ka qenë në teatrin e Vlorës, një këngëtare gocë e re atë ditë kishte dy tre këngë kryesore dhe do ishte ajo promotorja e gjithë zhvillimit të festivalit dhe gjërave të tjera që kishte në program shkolla për të dhënë përpara njerëzve. Dhe për fat apo për rastësi ajo këngëtarja nuk vjen atë ditë dhe drejtuesi I këtij emisioni,I këtij festivali ja beson këngën Anita Bitrit dhe këtu ndodhi ajo që nuk imagjinohej, që me fillimin e këngës së parë, atë e kthyen tre herë askush nuk e besonte dhe ajo dilte për të dhënë këngën tjetër dhe brohorisnin që të kthehej tek kënga e parë’’ u shpreh shkrimtari Zholi, për fillimin e karrierës së saj e cila do të ishte mjaft e sukseshme.