Real Madrid i jep leksion Liverpool-it dhe hipotekon gjysmëfinalet, Manchester City mposht me vuajtje Dortmundin

7 Prill 2021, 14:53

Real Madrid prenoton gjysmëfinalet e Champions League. Spanjollët i dhanë leksion Liverpulit duke e mposhtur 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe prekin kualifikimin. Ndërkaq Mançester Siti fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Dortmundit.