Real Madrid lë pas zhgënjimin në Champions, Hazard rikthehet te goli pas 392 ditësh! 3 pikë edhe për M.City

31 Tetor 2020, 17:40

Real Madrid ka lënë pas zhgënjimin e humbjes në Champions League kundër Monchengladbach, pasi sot në kryeqytetin spanjoll ka fituar 4-1 kundër modestëve të Huesca-s. Mbi të gjithë bëri bujë rikthimi i Hazard që mungonte prej disa muajsh dhe luajti për 61 minuta. Jo vetëm kaq, por belgu ishte edhe autori i golit që zhbllokoi takimin, duke gjetur rrjetën me Real Madrid pas 392 ditësh.