Real Madrid mund Atalantan dhe prek kualifikimin, City nuk fal as në Champions

25 Shkurt 2021, 12:57

Real Madrid vuan por e mposht 1-0 Atalantën në Bergamo në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions. Ndeshje e vendosur shumë që në minutën e 17-të kur arbitri nxjerr me karton të kuq Freuler të Atalantës.

Më pas janë spanjollët që marrin frenat e lojës por jo duke qënë shumë të rrezikshëm deri kur në minutën e 86-të francezi Ferland Mendy shënon një supergol dhe i jep fitoren djemve të Zidane. Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe mbrojtësi i Kombëtares tonë Gjimshiti për italianët. Los Blancos prekin kualifikimin pasi më 16 mars në duelin e kthimit Atalanta do ta ketë shumë të vështirë t’a përmbysë rezultatin.19 fitore radhazi dhe Manchester City nuk di të ndalet. Në ndeshjen e zhvilluar në fushë asnjëanëse në Budapest City mundi pastër 2-0 gjermanët e Gladbach dhe hipotekon kualifikimin për në çerekfinalet e Champions. Kryesuesit e Premier League shënuan nga një gol për çdo pjesë me Bernanrdo Silva dhe Gabriel Jesus./Përgatiti Andi Kapxhiu