Real Madrid s'e fal Valladolid, rihapet gara për titull në La Liga! Liverpool gabon sërish, Anceloti e mposht në Anfield

21 Shkurt 2021, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2021-02-21 12:04:59

Deri dy javë më parë La Liga mendohej si një kampionat i mbyllur, por fitorja e fundit e Real Madrid kundër Valladolid me rezultatin 0-1 ka rihapur gjithçka. Në Estadio Jose Zorilla vendosi goli i brazilianit Casemiro, i cili i dha fitoren e katërt radhazi ‘galaktikëve’. Kjo kombinuar edhe me humbjen e Atletico-s kryesuese kundër Levante-s e ka dërguar në 3 pikë diferencën me kreun pavarësisht se skuadra e Simeone-s ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë në Premier League Liverpool vijon me disfatat pasi këtë herë është mposhtur në derbi nga Everton. Në Anfield skuadra e Ancheloti-t ia doli 2-0 falë golave të Richarlson dhe Sigurdson, duke i nxjerrë kampionët në fuqi përfundimisht nga gara për titull dhe zona Champions, pasi tani Liverpool renditet në vendin e gjashtë.

Në Bundesligë Dortmund është rikthyer te fitoret, duke mposhtur 4-0 Schalke-n, që këtë sezon duke se e ka të sigurtë rënien nga kategoria. Në Gelsenkirshen shifrat i zhbllokoi Jadon Sancho, ndërsa më pas Guerrero dhe Haland ‘dopietë’ vulosën shifrat përfundimtare.

Pavarësisht fitores Dortmund ngelet gjashtë pikë larg zonës Champions, ndërsa befasia ka ardhur edhe nga Bayern Mynchen. Skuadra bavareze pas barazimit me Arminia-n këtë javë është mposhtur 2-1 nga Eintracht Frankfurt. Në minutën e 31 skuadra e Flick e pa vetën ën disavantazh të dyfishtë, pasi Kamada dhe Younes realizuan për vendasit. Në pjesën e dytë Bayern shkurtoi me Leëandoëskin, por ishte pak për të dalë me pikë nga kjo transfertë.