'Rebelohet' Rovena Dilo: Halabakët po 'ushqejnë' me muzikë banale tregun muzikor shqiptar

22 Tetor 2019, 13:51

E cilësuar si pjesë e një brezi këngëtarësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Rovena Dilo njihet padyshim si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Me një karrierë të gjatë muzikore, Rovena ka dhënë shumë për muzikës shqiptare duke sjellë këngë me mesazhe të rëndësishme për shoqërinë. Megjithatë Rovena thotë se tregu muzikor shqiptar është i keq-orientuar.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rovena foli së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj Hit Man dhe Rolla, rrëth këngëns “Cinderella”, me të cilën do të konkurojë këtë vit në Këngën Magjike.

E pyetur se cili është bashkëpunimi më i suksesshëm, me Produkt 28 vite më parë apo Hit Man dhe Rolla, ajo ‘refuzon’ të përgjigjet drejtpërdrejtë, por thotë së kur rritesh gjërat bëhen më të bukura.

“Kur rritesh gjërat bëhen më të bukura. Jam në një moment shumë të mirë, jam e lumtur që kam gjetur dy djemtë si bashkëpunëtorë. Një kritikë që na bëjnë neve brezit të fortë të këngës moderne shqiptare të pas viteve '90 është që prodhojmë shumë pak këngë. Kjo është një arsye më shumë që në treg dëgjohet muzikë skarco. Këto këngë edukojnë tregun tonë jo fort të orientuar mirë. Por brezi nuk duhet të edukohet kështu. Psh Greqia e ka shumë të fortë strukturën edukatore muzikore, ka traditë në muzikë. Kurse këtu futet një ‘halabak’ duke kënduar dhe edukon me tmerr muzikal, me muzikë banale fëmijët. Muzika është ushqimi kryesor i shpirtit!” shprehet këngëtarja.