Recesioni ekonomik, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%/ Në 6 muajit e parë të vitit u ulen investimet

28 Shtator 2020, 20:22

 

Pandemia COVID-19 ka bërë që qytetarët të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produkte ushqimore. Kjo dëshmohet edhe nga rritja e ndjeshme e depozitave të individëve që përbëjnë 85% të totalit të depozitave.. Në fund të qershorit ato arritën mbi 1 trilionë lekë, dhe vetëm në 6 muajt e parë të vitit individët rritën kursimet me rreth 24 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar sugjeron marrjen e masave për nxitjen e konsumit, për nxitjen e kredidhënies për bizneset, si dhe për reduktimi i përdorimit të monedhës së huaj në ekonominë vendase.