Supë krem me patate dhe hudhra
Përbërësit:
1 qepë mesatare
1 presh
1 kokë hudhër
1 lugë gjelle tumzë e thatë
2 patate
1.2 litër lëng pule
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
1 tufë majdanoz
Bukë në kubikë (2-3 feta)
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit, qepën e grirë hollë, e kaurdisim atë sa të fillojë të marrë ngjyrë. Shtojmë preshin e grirë në unaza të holla dhe vazhdojmë ti përziejmë së bashku. Shtojmë hudhrat të prera trashë dhe përsëri përziejmë 1 lugë supe trumzë të thatë, paatet në kubikë të vegjël dhe shtojmë lëngun e pulës, kripë e piper të zi. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe mbulojmë supën, e lëmë të ziejë për 25 minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë kremin e panës dhe e përziejmë mirë. E kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem.
Në një tigan hedhim pak vaj dhe kalojmë kubikët e bukës derisa të zverdhen pak e të bëhen krokante.
Presim majdanozin hollë.
Shtojmë majdanozin në supë dhe e servirim atë në tas, duke vendosur disa kubikë buke krokante dhe pak majdanoz të freskët.