Redon Makashi paska qenë një fëmijë ‘trazovaç’, ja çfarë rrëfen kantautori

15 Janar 2021, 11:10

Redon Makashi është rikthyer këtë dimër me një klip të ri, i cili deri tani ka pasur një impakt pozitiv tek fansat. Mbetet përherë në rrymën e vet, klasik i përjetshëm i asaj sesi ai e koncepton muzikën. “ Më mohove’’ është kënga e tij e fundit e cila në fakt është një rikthim,  një këngë e vitit 1993 në një festival. I ftuar në emisionin ‘ Rreze Dielli’ në ‘Report Tv’ ai tregoi dhe arsyet se përse vendosi të rikthej në repertorin e tij këtë këngë.

Përpos videoklipit të ri, në këtë intervistë ai u rikthye pas në kohën e fëmijërisë së tij, kur mbante flokët e gjata dhe bënte ‘rrëmuj’ në shkollë’. Ndërsa shprehet se ndjehet mirë që në adoleshencën e tij ka bërë edhe gabime, pasi është periudha më e mirë për të eksperimentuar:

“ Normal që në adoleshencë cdokush nga ne fiton eksperiencë në jetë, është llogjike që do gabosh por edhe do mësosh që të arrish këtu ku jemi që mos gabojmë, gabimet që kemi bërë në atë kohë. Është më mirë kur gabon dhe eksperimenton ose kur prek shumë gjëra të mira apo të këqija në adoleshencë sesa të fillosh jetën në adoelshencë, dhe të gabosh në këtë moshë’’ u shpreh ai.