Redon Makashi/ Projekti më i fundit dhe bisedë mbi të kaluarën

15 Janar, 10:46

Redon Makashi është rikthyer këtë dimër me një klip të ri, i cili deri tani ka pasur një impakt pozitiv tek fansat. Mbetet përherë në rrymën e vet, klasik i përjetshëm i asaj sesi ai e koncepton muzikën. “ Më mohove’’ është kënga e tij e fundit e cila në fakt është një rikthim,  një këngë e vitit 1993 në një festival. I ftuar në emisionin ‘ Rreze Dielli’ në ‘Report Tv’ ai tregoi dhe arsyet se përse vendosi të rikthej në repertorin e tij këtë këngë:

“ Kjo ishte e vetmja këngë që më kishte mbetur peng që nga koha që kemi qenë si grup, daljet e tona të para që atëherë 21 vjeç të pa formuar siç duhet, teknikat nuk kanë qenë aq të përparuara sic janë tani, dhe pavarësisht kjo flinte në mendjen time me një adrenalinë tjetër dhe u soll si një material në ditët e sotme’’ tha ai.

Ndërsa është duke u përgatitur për një projekt tjetër me ‘Muskutierët’ një album me 12 këngë që po pritet me kuriozitet nga fansat e grupit.

Përpos videoklipit të ri, në këtë intervistë ai u rikthye pas në kohën e fëmijërisë së tij, kur mbante flokët e gjata dhe bënte ‘rrëmuj’ në shkollë’. Ndërsa shprehet se ndjehet mirë që në adoleshencën e tij ka bërë edhe gabime, pasi është periudha më e mirë për të eksperimentuar:

“ Normal që në adoleshencë cdokush nga ne fiton eksperiencë në jetë, është llogjike që do gabosh por edhe do mësosh që të arrish këtu ku jemi që mos gabojmë, gabimet që kemi bërë në atë kohë. Është më mirë kur gabon dhe eksperimenton ose kur prek shumë gjëra të mira apo të këqija në adoleshencë sesa të fillosh jetën në adoelshencë, dhe të gabosh në këtë moshë’’ u shpreh ai.

Përsëri kantautori nuk iu shmang dot pyetjes për jetën e tij personale nëse është akoma beqar:

“ Ne s’jemi fare beqar, se nuk jemi vetëm, që kemi, kemi por sdo të thotë që skemi vendosur unaza gjëra, por kjo është normale, s’ka kuptim’’ tha ai.

Muzika e tij është e mbushur me nota gri, ku duket se mbizotëron melankolia, shiu, vjeshta dhe deri diku një muzikë përgjëruese ndaj femrës, por Redoni u shpreh se gjërat që i ndodhin në jetë nuk reflektohen menjëherë në krijimtarinë e tij ndërsa shumica e këngëve edhe pse me ‘ nota gri’ janë shkruar në stinën e verës:

“ Të gjithë krijimtaritë e mija edhe pse janë gri, është e bërë në pikë të vapës, korrik-gusht. Gjithçka që lënë gjurmë  në këtë periudhë që vjeshta është një stinë shumë e bukur, ka ngjyrat e saj dhe në muzikë prekin dhe dimri është gjithmonë ajo që të mbyll në vetvete dhe fillon reflekton, por për çudi në atë moment mblidhen gjërat dhe në periudhën e verës dalin të gjitha ato rrezet e dimrit që godasin në krijmtari. Muzika për mua është shpikje”, përfundoi ajo. 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha