Reforma zgjedhore, Hajdari: Të gatshëm ta votojmë dhe pa PD dhe LSI

24 Shtator 2019, 17:39

TIRANË- Një ditë para zhvillimit të tryezës gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, opozita parlamentare shprehet se është e gatshme të votojë një reformë zgjedhore pa konsensusin e opozitës që ka lënë Kuvendin.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari deklaroi se nëse opozita jo parlamentare vazhdon me bojkot është një zgjedhje e tyre pasi reforma zgjedhore duhet të ecë përpara.Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo  proces konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave”, tha Hajdari.

Por edhe pse janë të gatshëm ta votojnë këtë reformë edhe pa opozitën jo parlamentare, Hajdari shprehet se PD dhe LSI duhet të bashkohen në këtë tryezë. Sipas Hajdarit, ndryshimi i sistemit aktual elektoral do të jetë në prioritet pasi është vënë dhe në objekt të komisionit të Reformës Zgjedhore

    No videos found.