Regjistrimi i pronave/ Artan Lame: Kemi keqmenaxhim, por procesi po finalizohet

21 Korrik 2019, 17:26

Regjistrimi i tokave bujqësore në vend është një sfidë për qeverinë dhe Kadastrën. Nga Gjirokastra, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, tani po finalizohet.

Në rang republike procesi i regjistrimit të tokës në fshat është në nivelin e afërsisht gjysëm përgjysëm, rreth 50%, qe do të thotë gjysma e familjeve fshatare në rang republike e ka akoma tokën të paregjistruar që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të aplikuar për një kredi, e ka të mbyllur derën e shtetit kur të dojë të regjistrojë tokën për t’ja u lënë fëmijëve, e ka të mbyllur kur ta shesi, kur do ta bëjë me dokumente”-u shpreh Lame

Drejtori i Kadastrës u ndal edhe në procesin e legalizimeve të pallateve pa leje, i cili vazhdoi të insistojë që duhet bashkëpunim mes banorëve të pallatit dhe Kadastrës. Ndërsa për cështjen e legalizimit të zonave të mbrojtura, Lame u tregua i prerë duke u shprehur se Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen. “Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”, tha Lame, duke shtuar se duhen të përshtaten edhe nëse ato janë bërë.