Rehabilitohet Qafë Llogaraja, Balluku: Ndërtimi i tunelit Dukat-Palasë, projekt kryesor i qeverisë

19 Tetor 2019, 17:01

Aksi rrugor që  kalon përmes Qafës së Llogarasë i është rregulluar duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit.

Punimet për hedhjen e shtresës asfaltike kanë përfunduar dhe nuk do të ketë më kufizim për qarkullimin e automjeteve, ndërsa puna do të vijojë me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.