Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi/ 38 të vdekur, mijëra të plagosur! Vijojnë kërkimet për të gjallët nën rrënoja

26 Janar 2020, 18:30

TURQI- Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi. Referuar mediave turke, deri më tani kanë humbur jetën 38 persona, e ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë, me shpresën se janë gjallë nën rrënoja. Një shifër e tillë është konfirmuar nga zv. presidenti, Fuat Oktay.

Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.