Report TV - Incidenti në Mitrovicën e Veriut, ndalohen dy komisionerë

6 Tetor 2019, 15:14

Dy komisionarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kosovës, ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohet se kanë lejuar persona që të votojnë në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”.

    No videos found.