Report TV siguron videon, momenti kur një nga grabitësit vrapon me çantën me lek te rruga e Kavajës

4 Maj 2021, 16:31 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 16:32:35

Report Tv, ka siguruar videon ku njëri nga autorët e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet, shfaqet duke vrapuar i maskuar dhe me çantën me lekë në dorë.

Të dy grabitësit ishin të maskuar, njëri prej tyre i mori çantën me para dhe u nisën, njëri në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Por, plani nuk funksionoi. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motorri u përplas me një automjet tip Mercedez Benz.

Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë.