Report TV sjell videon ekskluzive të “FAR-WEST” në Elbasan!

2 Dhjetor 2020, 18:15 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 18:28:03

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Report Tv” që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report Tv” tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.