Report Tv zbardh skemën,si u fsheh 613 kg kokainë në dysheme, u zbulua me trapan

21 Mars 2018, 15:00

Report Tv zbardh ekskluzivisht skemën e fshehjes së kokainës në kontenierin e bananeve të kompanisë “Arbri Garden” dhe mënyrën se si 613 kg kokainë ishin ndarë në 7 sasi të ndryshme. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv rezulton se dyshemeja e kontenierit ishte me 7 ndarje me sasi të ndryshme kokainë çka konfirmon dyshimet e hetuesve se porositësit e drogës janë disa grupe kriminale. Shpimi i dyshemesë së kontenierit me një trapan pas zbarkimit të arkave me banane zbuloi se nën dyshemenë e kontenierit kishte pluhur të bardhë të ngjashëm në aromë karakteristike me kokainën. Pa ditur sasinë dhe paketimin, hetuesit vendosën ta hapin të gjithë dyshemenë e modifikuar dhe salduar në Kolumbi, duke zbuluar aty vendet se si ishin fshehur pakot me kokainë.