Reshje dëbore në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse rrugore, gurët bllokojnë rrugën në Urën e Zapodit

26 Janar 2021, 11:30

Në Valbonë ka rënë borë 35 cm. Po ashtu edhe në Shishtavec, bora ka nisur edhe në qytetin e Kukësit.

Më herët në 24 orët e fundit në qytetin e Kukësit pati reshje të dendura shiu. Ndërkohe rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ku problematikë ka pasur vetëm në aksin Fushë Dukagjin – Vrish.

Punonjësit e ARRSH-së po punojnë për pastrimin e rrugës dhe dherave. Ndërsa në vendin e quajtur Ura e Zapodit ka pasur rënie gurësh ku kanë bllokuar për disa minuta rrugën.