Reshjet e shiut përmbytin pusetat në Sarandë, uji vërshon nëpër rrugë

3 Tetor 2019, 19:15

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e shiut në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë reshjet e dendura kanë krijuar probleme në qytetin e Sarandës.

Gazetari i Report Tv, Limos Disadani raporton se janë dashur vetëm 30 minuta shi që rrugët e Sarandës të përmbyteshin.

Prurjet e mëdha të ujit kanë shpërthyer edhe kapakët e pusetave duke bërë që uji të vërshojë rrugëve të qytetit.

    No videos found.