Reshjet e shiut, rrëshqitje dherash në aksin Fier-Ballsh

25 Janar 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 11:36:24

Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në disa rrugë nacionale të Fierit.

Si rezultat i reshjeve, në aksin rrugor Fier-Ballsh ka pasur rrëshqitje dherash.

Ky aks është bllokuar në vendin e quajtur Kthesat e Visokës ku punonjësit e ARRSH-së janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e saj.