Restaurohet “Vitet e Pritjes”, filmi mbi dramën shqiptare të emigrimit

13 Janar, 11:30

Arkivi Qendror i Filmit ka njoftuar restaurimin e filmit “Vitet e Pritjes” (Shqipëria e Re, 1989). I shfaqur premierë në vitin 1990 në një kohë kur drama e emigracionit në Shqipëri po niste sërish, akoma me e fuqishme se ajo e viteve 1930, ky është bashkëpunimi i parë i Regjisorit Esat Musliu me shkrimtarin Teodor Lacco, bazuar mbi romanin e tij “Lëndina e lotëve”. Një roman kushtuar emigracionit me ngjarje të ndodhura në vitet ’30-të. Temë kjo që është parë si plagë e shoqërisë dhe që Laços i pëlqente ta quante “operacion që bëhet mbi plagën e varfërisë”.

Programe të tjera

Shiko të gjitha