‘Retro’ në ‘Odën’ shkodrane, Anila Hetoja ‘skalit’ traditën në 20 piktura, artistja: Kthehem tek rrënjët! Të rinjtë të njohin vlerat e trashëgimisë

1 Korrik 2022, 16:11

Piktorja Anila Hetoja rikthehet në vendin e saj të lindjes dhe çel në galerinë “Oda” në Shkodër, ekspozitën “Retro”. Në 20 piktura, ajo shpalos kostumet popullore, traditat, peizazhet e Kalasë që artistja kujton nga fëmijëria, për t’u kujtuar të rinjve vlerat e trashëgimisë.