Rezoluta e gjenocidit në Srebrenicë, Shehi: Pavarësia e Kosovës qëndron pak edhe mbi gjakun e boshnjakëve! Duhet të gjejmë një rrugë

7 Korrik 2022, 11:46

Dashamir Shehi ka folur në Kuvend për masakrën e  Srebenicës ku u shpreh se duhet të ndërgjegjësohemi pasi miratimi i kësaj rezolute nuk është thjesht detyrimformal.

'Sot në Ukrainë kemi shumë nga këto Srebenica. Për Shqipërinë ka një valencë shumë të madhe, nëse sot kemi Kosovën shtet të dytë shqiptar, pavarësia e Kosovës qëndron pak edhe mbi gjakun e boshnjakëve dhe të asaj që ndodhi. Mos harrojmë se në '95 pas masakrës, u vetë ndërgjegjësua gjithë Perëndimi, ky nuk është detyrim formal, ne jetojmë në Ballkan dhe do jetojmë dhe kemi jetuar 1500 bashkë me sllavët, duhet të gjejmë një rrugë, ekuilibër një shteg në mënyrë që të bëjmë një paqe. Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës. '- tha Shehi.