Rezoluta për Bjellorusinë/ Parlamenti Europian nuk e njeh Lukashenko-n si president

17 Shtator 2020, 16:58

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke dënuar në të njëjtën kohë dhunën e përdorur mbi protestuesit të cilët prej muajit gusht demonstrojnë në rrugët e kryeqytetit Minsk dhe në shumë qytete të vendit.

Në një rezolutë të miratuar sot me 574 po, 37 jo dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave "zgjedhje presidenciale" të cilat u zhvilluan në Bjellorusi më 9 gusht, pasi ato u mbajtën "në shkelje flagrante të standardeve të njohura ndërkombëtarisht".