Rezoluta për Srebrenicën, opozita shpalos amendamentet: Dokumenti është i paplotë! Duhen dënuar qartë gjenocidi

7 Korrik 2022, 14:06

Opozita thotë se Rezoluta e paraqitur nga Partia Socialiste për gjenocidin në Srebrenicë, në fakt nuk e dënon gjenocidin në mënyrë të qartë. Deputeti Tritan Shehu ka paraqitur amendamente në këtë drejtim.

“Të ndryshohet titull. Të bëhet “Projektrezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, dhe ëpr përkujtimin dhe nderimin e viktimave të këtij gjenocidi”. Dënohet gjenocidi fillimisht. I vihet emri se kush e bëri gjenocidin, kush e realizoi.  Kështu si e keni ju është ‘flu’ dhe nuk e dënon gjenocidin. T’i vëmë këtë titullin.  Në asnjë pikë të asaj që keni paraqitur ju nuk dënohet gjenocidi.

Amendamenti tjetër ka lidhje me faktin se nuk janë vetëm forcat boshnjake serbe që e kanë bërë gjenocidin. Por edhe forca nga Serbia. Këtë e thotë edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian. Pse ne duhet të jemi një hap mbrapa? Ne duhet të jem një para. Kjo rezolutë kërkon mosnjohjen e krimit. Nga kush? Vetëm nga forcat serbo-boshnjake? Qeveria serbe nuk duhet të kërkojë falje? Sipas asaj që ju keni sjellë këu jo nuk duhet.  Amendamenti tjetër lidhet me Kosovën. Ju e fusni Kosovën këtu për ‘të larë gojën’. Pse e bëni këtë gjë? Doni të justifikoheni që s’ka nevojë për rezolutë tjetër për Kosovën. Ju për Kosovën e keni evituar termin ‘gjenocid’ por përdorni termin ‘spastrim’ etnik. Ndërkohë që spastrimi etnik atje ka ndodhur prej dekadash. Ndaj përmendja e Kosovës nuk duhet në Rezolutë”, tha Shehu.  

Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se në Rezolutë thuhet qartë ‘regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit’. ,