Adoleshentët sot nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar nga kjo klasë politike e aq më pak nga debati i përgjithshëm politik i cili i ka harruar çështjet që i përkasin kësaj grupmoshe siç është edhe e drejta e votës mbi moshën 16 vjeç. Anxhela Xhaka dhe Xhuliano Myrta, 2 nxënës të shkollave të mesme ishin sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për ti “dhënë një leksion” politikanëve të sotëm sa i përket mënyrës se si zhvillohet diskursi politik.
"Gjykoj që shqiptarët dhe rinia sidomos, dimë të ndajmë mendime por nuk dime të pranojmë mendime dhe argumente të reja që do të thotë se na mungon më shumë fleksibiliteti se sa etika e të debatuarit"- u shpreh nxënësja Anxhela Haka
"Duhet ti japim fund këtij miti që kush bërtet dhe ulëret ka të drejtë, pasi shqiptarët janë mësuar që nëse bërtasin për ata që besojnë se është e vërtetë atëherë është e vërtetë. Por besoj se duhet të nisim një reformatim për mënyrën se si debatojnë shqiptarët qoftë edhe ata më të vjetrit në moshë, sepse të debatosh duhet të kesh një etikë të caktuar",- u shpreh nxënësi Xhuliano Myrta.