Rikonstruktohet ura monument kulture në Skrapar që u shkatërrua nga prurjet e lumit

25 Tetor 2020, 22:45

Rikonstruktohet ura e Kasabashit në Skrapar,një Monument Kulture i kategorisë së parë,e ndërtuar në vitin 1640, e cila ushkatërrua totalisht nga prurjet e lumit "Guak" mbi të cilin është ndërtuar.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Berat, Eugen Kallfani, ka kërkuar nga pushteti lokal që të vendosen tabela sinjalizuese në hyrje të qytetit, që ura të bëhet e aksesueshme për turistët vendas dhe të huaj.

Ndërhyrjet kanë të bëjnë kryesisht me restaurimin e qemerëve, të kalldrëmit të gurtë të urës, konsulidim, eliminim të vedegjationit agresiv në pjesën e qemerit në krahun e djathtë të saj, fugatim dhe vendosjen e dy ujë çarësve, që mungoni prej vitesh në këtë monument. Si një monument i kategorisë së parë, ne mendojmë që shumë shpejt të vendosim një tabelë sinjalizuese në mënyrë që turistët që kalojnë në atë zonë të shkojnë të vizitojnë këtë monument me vlera të rralla të gjinisë inxhinierike”, tha drejtori i Monumenteve të Kulturës në Berat, Eugen Kallfani.

Ura e Kasabashit ka shërbyer për kalimin e karvanëve me mallra nga Skrapari në drejtim të qytetit të Korçës.