Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive, Bardhi në Report Tv: Asnjë surprizë! Nuk do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar

26 Korrik 2022, 18:23 | Përditesimi i fundit: 2022-07-26 18:23:23

“Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.