Rikthimi në punë pas pushimeve, si ta përballojmë ?

8 Janar 2019, 09:24

Pas disa ditëve pushim me rastin e ndërrimit të viteve, ardhja në punë duket si një goditje nga realiteti.Viti i Ri ka mbaruar, nuk ka më mëngjese të gjata me pizhamat veshur, duke shikuar filma apo duke ngrënë ushqime nga më të shijshmet. Por si ta bëjmë rikthimin në punë dhe përshtatjen me të sa më të lehtë. E ftuar në studion e "Rreze Dielli" në Report Tv, pedagogia e Psikologjisë Brunilda Laboviti këshillon që të vendosim qëllime sa më të arritshme, pasi kështu probabiliteti për dështim ulet.

Vendosni qëllime të arritshme, sepse kur vendosni qëllime të paarritshme sigurisht që dështimi do të jetë i pranishëm dhe do të vijë dëshpërimi. Ndërkohë nëse vendosim qëllime që ne mund ti realizojmë aty fillon suksesi dhe më pas fillon të ndihesh më pozitiv. Shumica e njerëzve nuk mund të kenë ambicie shumë të larta, kjo do të ishte ideale, por shumica e njerëzve janë modestë në qëllimet e tyre.

Brunilda Laboviti, pedagoge e psikologjisë