Rinas/ Do trafikonin për prostitucion në Itali 30-vjeçaren! Tutori ia mbath vrapit por arrestohet

6 Tetor 2019, 15:11

RINAS- Një tentativë për shfrytëzim prostitucioni të një 30-vjeçareje është parandaluar nga policia në aeroportin e Rinasit.

Gjithçka është zbuluar nga deklaratat e dyshimta që 30-vjeçarja ka dhënë për policinë kufitare, ku ka qenë kontradiktore në ato që ka thënë lidhur me qëllimet e saj për udhëtimin në Itali. Në pranga ka rënë personi që e shoqëronte atë në aeroportin e Rinasit, E. Ç.,  40 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit sapo e kuptoi që ishte zbuluar ia mbathi vrapit, por tentativa e tij për t'u larguar rezultoi e dështuar sepse u arrestua. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë me inicialet A. Ç., R. Xh., dhe K. Q,.

    No videos found.