Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Ditë e mirë për arsimin, kushte optimale për fëmijët

22 Nëntor 2020, 16:39

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit. Koordinatori politik Erion Veliaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafajt inspektuan kantierin e ndërtimit në shkollën e re, ku është integruar edhe sistemi parashkollor, ndërsa janë shtuar edhe terrenet sportive.

Veliaj tha se procesi i rindërtimit po vijon në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke theksuar se po punohet me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër ashtu dhe në periferi, për t’i ofruar çdo komuniteti shërbim sa më të mirë.