Rio de Janeiro, zjarr në spitalin ‘Jose Badim', zërat për ndihmë digjen në eter. 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

13 Shtator 2019, 15:32

Spitali i madh ‘Jose Badim’, afër Maracanã, në Brazil, është mbështjellë nga zjarri dhe tymi i zi ndërsa gjuhët e zjarrit dalin nga dritaret.

Bie alarmi dhe në vendgjarje kanë mbërritur dhjetra forca zjarrfikëse. Shumë familjarë dhe pacientë të ndihmuar nga mjekë dhe infermierë të spitalit dalin në rrugë

Nga informacionet e para flitet për 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Sipas dëshmitarëve, trupat e viktimave kanë qëndruar të palëvizur në rrugë për disa orë.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit. Një version pretendon se ka patur një qark të shkurtër elektrik në një kondicioner.

Ekipet e shpëtimit po përparojnë në brendësi të spitalit, metër pas metri, të pajisur me maska dhe pishtarë për të ndriçuar shtretërit me pacientë që ende nuk kanë mundur të dalin jashtë apo dhe për të tjera viktima.